Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takimin e 24 dhjetorit e ka paralajmëruar Mustafën që nëse nuk arrijnë marrëveshje, do të detyrohen të procedojnë sipas Kushtetutës.
Ai në Interaktiv të KTV-së tha se Kurti e kishte paralajmëruar Mustafën se nuk do ta lejojnë bllokimin.
“Ai e ka paralajmëruar Mustafën se nuk do ta lejojë bllokimin. Mustafa mund të mos ketë qenë i informuar për emrin tim, por Mustafa po mendon dhe po reflekton në mënyrë të papritur për shkak se ai e ka ditur fare mirë që marrëveshja nëse nuk arrihet 24 orë para mbledhjes së konstituimit, VV-ja nuk do të jetë bllokuese e saj”, ka thënë ai.
Konjufca thotë se paralajmërimin e dytë e ka bërë vetë ai në një emisionin ku kam thënë se ne nuk do t bëhen si PAN-i dhe nuk do të bllokojmë seancën e konstitumit të Kuvendit.
Ai thotë se emërimi i tij si kryetar i Kuvendit nuk është për t’u çuditur percjell Koha.net
“Ne jemi pjesë e kuvendit që 9 vjet dhe në pozicione të kuvendit kemi qenë rregullisht, kam qenë nënkryetar i Kuvendit, e pastaj kam qenë edhe kryetar i grupit parlamentar. Për mua mjedisi ku jam nuk është kurrfarë befasie. Por mendoj që edhe për popullin nuk është befasi sepse është në rendin e natyrshëm të gjërave në situatën që ndodhemi”, ka thënë ai.
Ai thotë se në takimin e fundit të 24 dhjetorit, Kurti ia kishte paraqitur të gjitha opsionet e mundshme kryetarit të LDK-së.