Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka folur sonte për dakordimet me VV’në gjatë takimeve të deritanishme, ku ndër të tjerash thotë se veprimi i sotshëm i tyre ishte i njëanshëm
‘’Kemi bërë përpjekje mjaft të gjatë, jemi marrë vesh për ndarje të ministrive e kritere, në koordinim të plotë. Kishim mbetur vetëm tek cështja e kryetarit të Kuvendit, nënkryetarit dhe zotimit për presidentin kur të vjen zgjedhja e tyre. Kur uleshim me VV kur i dëgjonim, thonim që ka kthm mbrapa dhe tërheqje totale. Sot kt është veprim i njëanshëm. Asnjë marrëveshje ska pasë për kryetar Kuvendi, poor kemi thënë nëse dalin me propozim për kryetar të Kuvendit, ne ta votojmë sepse nuk shohim arsye që të mos japim kontributin tonë’’, ka thënë Mustafa në Rubikon
Mustafa tutje tha se VV nuk i njoftoi se Glauk Konjufca do të propozohet për kryetar Kuvendi.