Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në twitter ka reaguar pas njoftimit të ministrit serb, Aleksandër Vulin për kthimin e statusit të Brigadës 63 Parashutiste dhe 72 të Forcave Speciale në ushtrinë e Serbisë, shkruan InLajmi.
Pacolli ka thënë se të dyja brigadat kanë kryer krime të tmerrshme në Kosovë dhe Bosnjë.
“Brigada 63 Parashutiste është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 25 shqiptarëve në Gjakovë. Kjo është vazhdimësi e politikës mohuese të Serbisë që është përballur vetëm me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar. Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi ka dështuar sa u përket krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë. Njëjtë ka dështuar misioni i UNMIK-ut dhe Eulex-it”, ka thënë Pacolli në rrjetin social, Twitter./InLajmi/
https://twitter.com/pacollibehgjet/status/1209787517978869763