Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të fshatit Tomoc, rruga që shpie për në fshatin Kovragë të Istogut.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, raporton lajmi.net.
“Një aksident ka ndodhur në rrugën që shpie për fshatin Kovragë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur katër persona të lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës”- tha Ibra.
