Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jshtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka publikuar dëshmi të reja për vrasjen e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, shkruan InLajmi.
Jetlir Zyberaj përmes një psotimi në profilin e tij në Facebook ka prezantuar sot një dokument, i cili sipas tij, dëshmon se, Ljubisa Dikovic personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë, duke vrarë njerëz të pafajshëm përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë në vrasje të tilla.
“Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikovic në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikovic”, ka shkruar ndër të tjerash Zybreaj.
Postimi i plotë i Zyberajt:
Ljubishq Dikovic personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë.
Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë kur ndodhnin vrasje të tilla.
Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikovic në vrasje masive.
Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikovic./InLajmi
https://www.facebook.com/jetliri88/posts/10215593267320581