Sot mbahet tryeza e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit për prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”.
Në tryezë janë të ftuar përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Policia e Kosovës, Komuna e Prishtinës, shoqëria civile, mediat e organizatat ndërkombëtare.
Tryeza është e hapur për publikun dhe ka karakter informues lidhur me përmbajtjen, gjetjet dhe rekomandimet e auditimit.
Debati do të jetë i hapur për të gjithë pjesëmarrësit.
Tryeza mbahet në Zyrën Kombëtare e Auditimit prej orës 10:00./InLajmi