Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve, shkruan InLajmi.
Ai uroi që Krishtlindjet të sjellin paqe nën kulmin e secilit.
“Në prag të Festës së Krishtlindjes, ua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë”, shkroi ai.
Potimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetarë të vendit,
Në prag tē Festës së Krishtlindjes, ua përcjellë urimet më të përzemërta tē gjithë shqiptarëve katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë.
Si popull i një trungu, ne, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të Festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve.
Uroj dhe punoj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm dhe model për shoqërinë dhe shtetin tonë.
Uroj që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit prej nesh.
Buzmi le të ndriçojë e të ngrohë çdo familje!
Për Shumë Mot e Jetë!/InLajmi