‘Prej vitit 2010 e deri me 2019, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë e interesuar të bëj koalicion me LDK-në ’, ka thënë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Konjufca më tutje tha se ‘LDK-ja e ka kundërshtu LDK-në për shkak të Zajednices e që tani kjo e fundit u ka thënë VV-së që ka qenë me vend kundërshtimi.
“Kish ndodh Zajednica kish marrë fund Republika e Kosovës”, tha ai.
Gjatë debatit në TV Dukagjin, ai tregoj se pse e ka quajtur Isën argat i Serbisë .
“LVV-ja ka qenë në një periudhë të cilën e ka kundërshtuar vendimet e Zajednica. Është një dokument në të cilën Isa Mustafa e ka vendosur në nënshkrimin e tij por ja ka qitë edhe pikën”, tha ai.
Konjufca e quan fat për Kosovën që Gjykata Kushtetuese e cila e ka kundërshtuar këtë marrëveshje.
“Ka qenë fat i madh për Kosovën sepse ka shku në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e ka hedh poshtë”, theksoi ai.
Më tutje Konjufca foli edhe për takimet dhe marrëveshjet mes VV-së dhe LDK-së .
“Kjo ulje me LDK nuk ka ndodh për shkak të votave, ne nuk erdhëm kë tu rastësisht jemi parapërgatit për një koalicion të mundshëm para zgjedhjeve të 6 tetorit. Prej kur kemi hyr në institucione kemi pasur një lloj interesimi për bashkë-punim, nga LDK-ja jemi larguar prej që e ka bërë koalicion me PDK-në ”, tha ai.
Ndërsa i pyetur për presidentin dhe Vjosa Osmanin ai tha se kjo e fundit është më se e pranueshme për të gjitha pozicionet politike.
“VV-ja ka shume respekt për Vjosa Osmani, Osmani do te ishte e pranueshme për të gjitha pozicionet. Të gjithë presidentët prej vitit 2001 janë zgjedhur para se të flasin partitë politike.
Subjektet politike unë p,sh LVV dhe LDK e kisha thirr po ashtu dhe të gjitha partitë e tjera për të zgjedhur presidentin dhe ai i cili i plotëson kriteret që duhet të i ketë një president në bazë të ligjeve kushtetuese, do të duhej të zgjidhet”, përfundoi ai.
InLajmi.