Ende vazhdojnë iniciativat për ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri që e goditi me 26 nëntor.
Për këtë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me një grup tëbashkëatdhetarëve nga Gjermania i kanë dorëzuar sot donacionin prej 3885 euro familjes Abazi nga Livoçi i Epërm të cilët si pasojë të tërmetit kanë humbur jetën dy djemtë e kësaj familje, Isa e Shemsedini, shkruan InLajmi.
“Paraprakisht, kryetari Haziri i ka pritur në takim grupin e bashkatdhetarëve që e kryesoi Xhevat Berisha, të cilët i ka falënderuar për solidaritetin e madh për këtë familje.
Haziri tha se është lajm i mirë që edhe pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, donacionet e njerëzve të vullnetit të mirë po vazhdojnë, për t’i dalë në mbështetje kësaj familje.
“Përndryshe, në mbrëmjen humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, e cila është mbajtur të shtunën, u premtuan mbi 100 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri”./InLjami/
