Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës se sotme temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 12 gradë Celsius.
“Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu, Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s’, njofton IHMK.
















