Melihate Tërmkolli, në 30-vjetorit të themelimit të kësaj partie ka reaguar ashpër.
Këtë e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, shkruan InLajmi.
Sipas Tërmkollit, LDK-ja aktuale është gjithçka, por siç thotë ajo, përveç LDK identitare Rugoviane.
“Udhëheqja e saj e “ngushtë” për më se 10 vite ia ka shpërfytyruar shpirtin dhe trupin e saj deri në “zhbërje”. E kanë shndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë ҁ‘farë të munden e ҁ‘farë të duan me të”, ka shkruar Tërmkolli.
Postimi i plotë i Tërmkollit:
LDK, në 30 Vjetor!
Në 30 Vjetorin e saj, LDK-ja është gjithҁka tjetër, përveҁ LDK identitare Rugoviane.
Udhëheqja e saj e “ngushtë” për më se 10 vite ia ka shpërfytyruar shpirtin dhe trupin e saj deri në “zhbërje”.
E kanë shëndërruar LDK-në në një shoqëri aksionare të tyre dhe bëjnë ҁ‘farë të munden e ҁ‘farë të duan me të.
Të mjerë e frikacakë, shërbëtorë të së keqes, e degdisën LDK-në nga partia e lëvizja më e fuqishme politike, prijëse e proceseve më të mëdha e më të rëndësishme të Kosovës, në një parti të uzurpuar e të ngulfatur për interesa personale e klanore të tyre dhe të nënshtruar ndaj ҁdo interesi të të tjerëve.
Është koha për ringritjen e LDK-së Rugoviane, LDK-së së interesave të Kosovës, LDK-së që punon për Kosovën, integrimet shqiptare e evropiane thellësisht perëndimore, LDK-së së guximit politik kombëtar, LDK-së së kulturës politike demokratike, LDK-së përbashkuese rreth ideve e idealeve shtetërore kombëtare, vlerave të lirisë dhe vlerave më të larta njerëzore.
Po të duam, po të bëhemi bashkë, po ta kemi përnjëmend, LDK-në tonë e bëjmë të tillë, për vendin tonë, për të ardhmen tonë!./InLajmi