Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka sqaruar sot takimin me djalin e Xhorxh Soros mbrëmjen e së premtes, duke i dhënë fund disa keqkuptimeve dhe spekulimeve rreth kësaj çështje.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka bërë të qartë se tema e të ashtuquajturit Mini-Shengeni ballkanik nuk ka ekzistuar fare në takimin me Aleksandër Soros, shkruan InLajmi.
Kreu i Shtetit shqiptar ka bërë të qartë edhe pozicionin e tij rreth kësaj ideje duke sqaruar se “Lidhur me të ashtuquajturin “Mini-Shengen” unë e kam bërë të qartë publikisht e në mënyrë të përsëritur se çdo iniciativë rajonale është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese, kur udhëhiqet nga partneriteti dhe jo paternalizmi, kur sjell kohezion dhe jo konfuzion, e aq më tepër përçarje”, ka shkruar Meta./InLajmi/