• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

DW: A ka lindur në Gjermani ideja e Mini-Schengenit ballkanik?

V E nga V E
22 December 2019
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
Edi Rama: 1.2 miliard euro nga BE për zbatimin e marrëveshjeve të “Mini-Shengenit”
13
SHPERNDARJE
49
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nisma për krijimin “de jure” dhe “de facto” të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re. Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Angela Merkel, në gusht 2014, kur lansoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit.

Një rajon me treg pune dhe sisteme të unifikuara, kufij të hapur, lehtësira transporti dhe tregtie, joshës për investitorët e huaj! Një rajon që synon përmes bashkëpunimit mes vendeve të përshpejtojë afrimin me standartet e jetesës dhe vlerat e e BE që të shkurtojë kohën e anëtarësimt tek ky bashkim. Një Ballkan Perëndimor, (BP) që synon të garantojë 4 liri themelore: lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Këto synime i shprehën qartë liderët e katër vendeve të BP, pjesëmarrës në Samitin e Tiranës që përfundoi punimet e tij të shtunën, (21.12.2019). Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Shqipërisë, vendit mikpritës të samitit, Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev janë në një mendje për domosdoshmërinë e funksionimit efikas të Mini-Schengenit Ballkanik. Ata e përfytyrojnë realizimin e tij në praktikë si një strategji që do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe kohën e anëtarësimit në BE, që mbetet aspiratë e pandryshuar për të 6 vendet e tij.

Origjina e Mini-Schengenit Ballkanik

Në fakt nisma për krijimin “de jure” dhe ‘de facto” të Mini-Schengenit Ballkanik në thelbin e saj nuk është e re.

Forcimin e bashkëpunimit rajonal si një instrument efikas për impulse të reja në procesin e integrimit të BP në BE, e artikuloi për herë të parë Kancelarja gjermane Angela Merkel, në gusht 2014, kur lansoi nismën diplomatike të njohur si Procesi i Berlinit. Baza e nismës së tanishme janë marrëveshjet e arritura në kuadër të këtij procesi, por të parealizuara, gjatë 5 viteve të këtij procesi. Liderët e 4 vendeve të Ballkanit Perëndimor thanë njëzëri në samitin e Tiranës se Mini- Schengeni është një “Berlin plus”.

A zëvendëson Mini-Schengeni ballkanik integrimin në BE?

Qartë dhe pa ekuivoke katër liderët e BP deklaruan që kjo nuk ka asnjë gjasë të ndodhë. “Ky process është në koherencë të plotë me ambicien e të gjitha vendeve të BP dhe angazhimin e tyre për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Duke bashkuar forcat përshpejtojmë ‘procesin e integrimit në BE dhe krijojmë’ në hapësirën tonë standardet që i përgjigjen 4 lirive të BE: lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”, theksoi kryeministri Rama.

Rama vuri në dukje në konferencën e përbashkët për shtyp se “vendet e BP i kanë të gjitha forcat për të zbatuar marrëveshje të arritura më parë në kuadër të procesit të Berlinit, të CEFTA apo nismave dhe tryezave të tjera”.

Kurse Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e vlerësoi nismën e Mini-Schengenit Ballkanik si “një mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar besimin mes vendeve të rajonit dhe forcuar kapacitetet për bashkëpunim në kuadër të nismave më të gjera me BE, ku duan të integrohemi”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e sheh me “rëndësi të jashtëzakonshme nismën dhe bashkëpunimin intensiv e efikas rajonal”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u ndal në lehtësirat kufitare në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Ai tha, se tanimë është nënshkruar marrëveshja ”one stop shop” në kalimet kufitare, ku do të përdoren sisteme elektronike dhe qytetarët në gjjithë rajonin do të kalojnë pikat kufitare me kartat e identitetit. “Do të këtë një procedurë të unifikuar, të vetme për dhënien e lejeve për punës. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin mesazhe pozitive në pranverën e 2020-s”, tha Zaev duke lënë të nënkuptohet mundësia e hapjes së negociatave të anëtarësimiut në samitin e pranverëss BE & BP në Zagreb.

Vučić : Nuk ndryshohen rregullat e lojës

Shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në pranverën e ardhshme përforcojnë përqasjen se Mini-Schengeni Ballkanik nuk zëvendëson integrimin në BE.

“Ne dëshërojmë të jemi anëtarë të BE. Për këtë kemi kohë që punojmë. Nuk jemi të gatshëm të ndryshojmë drejtimin strategjik. Nuk kemi marrë ndonjë informacion të ri që do të na bënte të ngurronim dhe të thonim që nuk duam të shkojmë në BE. Përkundrazi kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër ҫdo ideje për të ndryshuar rregullat e lojës tani. Rregullat e lojës janë përcaktuar dhe vendosur në Selanik në vitin 2003. Ne bëjmë atë që kemi në dorë: organizojmë rajonin dhe kjo nuk varet nga fuqitë e mëdha”, tha Vuçiq.

Në samitin e Tiranës u theksua, se nisma e Mini-Schengenit Ballkanik mbështetet nga SHBA dhe Komisioni Europian, i cili do t’i japë rajonit vitin që vjen1,2 miliardë euro grante për progresin në realizimin e bashkëpunimit rajonal.

Nismë për të ardhmen

Rama e cilësoi nismën e Mini-Schengenit ballkanik – nismë për të ardhmen e rajonit. Ai e quajti të gabuar refuzimin e autoriteterve të Kosovës për të mos marrë pjesë në samitin e Tiranës.

“Kjo nismë është gjithëpëfshirëse,nuk përjashton askënd, nuk ka asnjë kusht. Katër vendet e rajonit kanë hapur derën edhe për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën që kanë nevojë për zhvillim. Refuzimi është vetëvrasje në planin ekonomik dhe politik. Kjo nismë është urë mes së shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara na ndan, e ardhmja na bashkon. Vetëm duke bashkëpunuar shërojmë plagët e të shkuarës”, tha Rama.

Në samitin e Tiranës morën pjesë përfaqëquses të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Bankës Europiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Bankës Europiane të Investimeve që po mbështesin nismën e Mini-Schengenit Ballkanik. Samiti vijues do të zhvillohet në Beograd në fillim të shkurtit 2020. /DW/

 

Tags: GjermaniaMini-shengeniSamiti
Postimi i mëparshëm

Shkupi synon të hyjë në librin Gines me pemën më të gjatë me njerëz

Postimi tjetër

Merovci: Ja pse LDK duhet ta ketë presidencën

Të ngjajshme Postime

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re
KRYESORE

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai
KRYESORE

Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

25 September 2025
Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës
KRYESORE

Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës

25 September 2025
ZKM e konfirmon se Kurti ka udhëtuar në SHBA, kjo është agjenda e tij
KRYESORE

ZKM e konfirmon se Kurti ka udhëtuar në SHBA, kjo është agjenda e tij

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?
Politikë

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë
KRYESORE

“Na jemi kanë vullnetarë, nuk kemi pasë qeveri mbrapa”, Limaj komenton deklaratat e Rubin, kujton kohën e luftës kur erdhi në Kosovë

24 September 2025
Postimi tjetër
Merovci: Ja pse LDK duhet ta ketë presidencën

Merovci: Ja pse LDK duhet ta ketë presidencën

Lajmet e fundit

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

25 September 2025
AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Ukraina do të filloj eksportin e armëve, Zelensky: Janë të testuara në luftë

Ukraina do të filloj eksportin e armëve, Zelensky: Janë të testuara në luftë

25 September 2025
Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës

Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës

25 September 2025
Ngelet i habitur – Yll Limanit i bëjnë surprizë të veçantë për ditëlindjen e 31-të

Ngelet i habitur – Yll Limanit i bëjnë surprizë të veçantë për ditëlindjen e 31-të

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu