• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Basha: Ndihem i turpëruar nga qeveria e Shqipërisë, s’ka mini-shengen pa Kosovën

J G nga J G
22 December 2019
në Shqipëri
0 0
0
Basha: Ndihem i turpëruar nga qeveria e Shqipërisë, s’ka mini-shengen pa Kosovën
0
SHPERNDARJE
14
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri demokrat Lulzim Basha ka dalë me qendrim zyrtrar për samitin e vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Tiranë me temë “Mini-shengeni ballkanik”.

Në këtë samit, ku mikëpritësi ishte Kryeministri Rama, nuk mori pjesë Kosova. Basha thotë se ndjehet i turpëruar për veprimet e qeverisë, pasi “i ashtuquajturi samiti i minishengenit ndodhi në Durrës vetëm pak ditë pasi Serbia mohoi masakrën e Reçakut, në vijim të përpjekjeve për të revizionuar historinë e krimit të saj shtetëror. Kjo fyerje për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar do duhej të ishte mjaftueshëm argument për të mos ta mbajtur atë aktivitet deri në kërkesën e ndjesës nga Serbia”, shkruan Basha.

REAGIMI I PLOTE I BASHES

Partia Demokratike mirëpret në parim çdo nisëm rajonale që ka për qëllim afrimin e shteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Por ne gjykojmë se fqinjësia e mirë në Ballkanin Perëndimor kurrsesi nuk mund të arrihet duke përjashtuar Republikën e Kosovës.

Prandaj e konsideroj të papranueshëm moskonsultimin e qeverisë shqiptare me Kosovën për këtë iniciativë dhe bërjen pjesë të saj pa e kushtëzuar paraprakisht pjesëmarrjen e Shqipërisë me praninë e Kosovës.

Këto qëndrime bien ndesh me parimet e partneritetit strategjik për të cilat qeveria e Shqipërisë është zotuar disa herë gjatë mbledhjeve me qeverinë e Kosovës. Ato shkelin hapur marrëveshjen dyshtetërore për unifikimin dhe koordinimin e politikës së jashtme të dy vendeve tona.

Theksoj se i ashtuquajturi samiti i minishengenit ndodhi në Durrës vetëm pak ditë pasi Serbia mohoi masakrën e Reçakut, në vijim të përpjekjeve për të revizionuar historinë e krimit të saj shtetëror. Kjo fyerje për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar do duhej të ishte mjaftueshëm argument për të mos ta mbajtur atë aktivitet deri në kërkesën e ndjesës nga Serbia.

Ndihem i turpëruar që qeveria e Shqipërisë nuk demonstron empati dhe përgjegjësi për plagët e pambyllura të Kosovës, pikërisht në këtë periudhë kur populli i saj u ngrit i gjithi në këmbë e me zemër të hapur në solidaritet për të ndihmuar, si e me sa të mundeshin familjet e prekura nga tërmeti. Ushtria, policia dhe të gjitha institucionet e Kosovës ishin të parat që u angazhuan në mënyrë profesionale në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe ofruan ndihmë humanitare për vëllezërit dhe motrat e goditur nga fatkeqësia natyrore e njerëzore, ndërsa kryeministri i padenjë i Shqipërisë ua shpërblen duke nëpërkëmbur të gjithë figurat e larta të shtetit të Kosovës.

Partia Demokratike, si parti e qendrës së djathtë natyrshëm mbështet tregtinë dhe qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe krahut të punës, por për ne është e pashpjegueshme nevoja për një nisëm të re rajonale, ndërkohë që për këto qëllime kemi nisma të tjera me synime të ngjashme, siç është CEFTA e cila është dëshmuar tashmë si model i suksesshëm për integrimin rajonal dhe përgatitjen e të gjitha vendeve të Europës Qendrore e Lindore për integrimin në BE.

Është papërgjegjshmëri dhe dështim i kësaj qeverie fakti që pikërisht gjatë vitit kur Shqipëria ka presidencën e CEFTA-s, në vend që ta konsolidojë këtë organizatë e të nxisë zgjerimin me vende të tjera që aspirojnë integrimin europian si Ukraina apo Gjeorgjia, kjo qeveri po e saboton këtë organizatë duke shtyrë përpara një nisëm të re që e rivalizon dhe i mbivendoset.

Po kaq shqetësues është fakti se kjo nisëm u propozua pas refuzimit të BE për hapjen e negocitave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, sepse lë përshtypjen e krijimit të një blloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian.

Në tetor të këtij viti, Serbia nënshkroi në Moskë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian të dominuar nga Rusia pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli se kjo marrëveshje nuk përputhet me kriteret e integrimit europian. BE vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2014 mirëpo Serbia, megjithëse vend kandidat, refuzoi ti vendoste. Pavarësisht retorikës pro-perëndimore, gjatë viteve të fundit Serbia ka thelluar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë duke ndërmarrë manovra të përbashkëta dhe bërë blerje masive armatimi. Të gjitha këto veprime të Serbisë hedhin hije dyshimi mbi orientimin gjeopolitik të një blloku të ri shtetesh ballkanike ku shteti më i fuqishëm që shërben si lokomotivë e kësaj nisme, flirton haptazi me Rusinë dhe nuk e ka të sinqertë orientimin drejt perëndimit.

Kjo nisëm ka hasur në hezitim jo vetëm prej Kosovës por edhe prej dy vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina çka dëshmon se kjo iniciativë rajonale me pjesëmarrje të gjymtuar i ka gjasat e mëdha që të dështojë pa u formuar mirë.

Prandaj e gjithë kjo seri takimesh duket se është propagandë që synon të largojë vëmendjen nga dështimi me hapjen e negociatave si dhe nga keq-qeverisja socialiste që po shkakton gjithmonë e më shumë kosto tek çdo qytetar.

Së fundmi, duke ndarë shqetësimin se kjo nisëm mund të bëhet pjesë e një skenari të “anëtarësimit minus” për vendet e Ballkanit Perëndimor, shpreh bindjen e thellë se Shqipëria nuk meriton të penalizohet për dështimet, abuzimet dhe paaftësitë e kësaj qeverie që kanë çuar në errësimin e perspektivës europiane për shqiptarët.

Ne besojmë se Shqipëria nuk duhet të pranojë një ofertë alternative degraduese të integrimit por duhet të vazhdojë të synojë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian, shkruan Abc News.

Shqipëria dhe shqiptarët e kanë të gjithë potencialin e duhur për të arritur kriteret e kërkuara. Dhe ne jemi të bindur se vetëm rotacioni politik dhe krijimi i një qeverie të re do ta çlirojë këtë potencial europianizues dhe do ti hapë rrugë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tags: Ballkanit PerëndimorBashkimin EuropianBosnja e HercegovinaLulzim BashaMali i ZiSerbiaShqipërisë
Postimi i mëparshëm

Meta flet për Minishengenin: Është e dobishme kur është gjithëpërfshirëse e jo përjashtuese

Postimi tjetër

LDK-ja nuk “dorëzohet”, dëshiron marrëveshje me VV-në për President

Të ngjajshme Postime

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë
Shqipëri

FSK-ja stërvitje në Shqipëri për gjuajtje taktike me mortajë

24 September 2025
Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj
Shqipëri

Shkarkohet zyrtarisht kryebashkiaku Erion Veliaj

23 September 2025
Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij
Shqipëri

Nisin urimet e para për Dimal Bashën, presidenti i Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e tij

26 August 2025
Shqiperi / Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës
Shqipëri

Shqiperi / Mbi 30 vjeç nuk bëhesh dot polic! Urdhri i ri hyri në fuqi nga gushti 2025, përfshin dhe kriterin e moshës

25 August 2025
Postimi tjetër
LDK-ja nuk “dorëzohet”, dëshiron marrëveshje me VV-në për President

LDK-ja nuk “dorëzohet”, dëshiron marrëveshje me VV-në për President

Lajmet e fundit

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

25 September 2025
AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

AKB: 9 miliardë euro të diasporës janë futur në banesa – kapital i vdekur për ekonominë e Kosovës

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Ukraina do të filloj eksportin e armëve, Zelensky: Janë të testuara në luftë

Ukraina do të filloj eksportin e armëve, Zelensky: Janë të testuara në luftë

25 September 2025
Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës

Osmani takohet me Kallas në New York, i kërkon heqjen e masave të BE-së që ia vendosi Kosovës

25 September 2025
Ngelet i habitur – Yll Limanit i bëjnë surprizë të veçantë për ditëlindjen e 31-të

Ngelet i habitur – Yll Limanit i bëjnë surprizë të veçantë për ditëlindjen e 31-të

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu