Sipas tyre, nëse këto dy parti nuk arrin marrëveshje, alternativa e vetme mbetet që deputetet e zgjedhur individualisht t’i japin përkrahje ndonjë kandidati për kryeministër që ta formoj qeverinë e re.
Analisti politik, Ramush Tahiri thotë për RTV21 se aktualisht me situatën e re, Kosova nuk ka kohë për të humbur.
Ai thotë se nëse nuk bëhet koalicion mes këtyre dy partive, të njëjtat nuk kanë alternativa tjera.
Ndërkaq sipas Valmir Ismailit nga Democracy Plus, nëse s’ka koalicion mes VV-së e LDK-së, Kosovën e pret një rrugë pa krye.
Ismaili thotë se nëse eventualisht shkohet përsëri në zgjedhje, VV e LDK do të ndëshkohen nga qytetarët, dhe se do të ketë mundësi për partitë tjera të kenë numër më të madh të votave.