U dha çmimi për poezi më të mirë, “Abdullah Thaqi”, si dhe çmimet e konkursit tradicional për poezi dhe tregime, shkruan InLajmi
Me një program të begatshëm kulturo artistik, në sallēn e Shtëpisē së Kulturës “Xhemajli Berisha”, Biblioteka ndërkomunale nē Prizren, dje kremtoi 75 vjetorin e punës mjaft të frytshme nē kultivimin dhe përhapjen e librit tek lexuesit.
Para një numri tē madh të qytetarëve dhe mysafirëve të shumtë, për punēn e kësaj biblioteke foli zonja Sahadete Sadikaj, drejtoreshë, e cila tha se që nga viti 1944, të shekullit të kaluar, kur vendit ende i vinte erë baroti, (me përfundimin e luftës së dytë botërore), në Prizren u vunē themelet e bibliotekës sē parĕ në Kosovē.
Dhe, për 75 vjet pune, kjo bibliotekē, bëri punē të shkēlqyer, si në përhapjen e librit, tek lexuesi, por edhe në promovimin dhe botimin e shumë librave nga autor tē ndryshëm. Në këtĕ solemnitet, pas promovimit tē libtit më të ri, ky janë përfshirē dhjetra autor, “Ngjyrat e vargut”, botim i bibliotekës, u ndanë edhe disa çmime. Poezia “Ndërrim plot guxim” i autorit nga Presheva Bilall Maliqaj, fitoi çmimin tradicional “Abdullah Thaqi”.
Ndërsa nga Juria profesionale u ndanē edhe çmimet nga Konkursi tradicional i Bibliotekës ndērkomunale; Çmimi i parë i takoi tregimit “Nipi i panjohur”, i autorit Hajdar Mallaku, çmimi i dytë i takoi Osman Bojaxhiut për poezinë, “N’lagje t’vjetër”, kurse çmimi i tretë i takoi tregimit, “Hēnorja”, tē autorit Ibrahim Skenderi. Poashtu, nē këtë evinement u shpërblyen edhe disa nxënës krijues të ri, lexues si dhe punëtorēt mē tē mirē të bibliotekës ndërkominale në Prizren./ InLajmi/ Osman Goranci