Një përleshje me thika ka ndodhur sonte rreth orës 23:00, përballë Fakultetit Filologjik, më saktësisht te ‘Llesna’ në Prishtinë, njofton Kosova Post.
Në këtë konflikt një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinikike Universitare të Kosovës (QKUK). Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Kosova Post dëshmitarët e rastit.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të marrë informatën, me ç’rast edhe ka bllokuar lokacionin ku ka ndodhur incidenti.