Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka uruar Shqipërinë në vecanti homologun e tij, Gent Cakaj për marrjen e Kryesisë së OSBE-së për vitin 2020, shkran InLajmi.
Ai ka thënë se Shqipëria ka qenë vendi i vetëm i mbetur jashtë nga Procesi i Helsinkit tani merr përsipër Kryesinë e kësaj organizate politike dhe të sigurisë në Evropë.
“Jam i bindur që me Kryesinë e vitit të ardhshëm, interesat e Kosovës do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të duhur. Suksese Shqipëri dhe Gent”, shkruan Pacolli./InLajmi/