Édith Piaf ishte një këngëtare kabare franceze, tekstshkruese dhe aktore e cila u bë e njohur si këngëtarja e klubeve kombëtare e Francës si dhe një nga yjet më të mëdha ndërkombëtare të Francës.
Muzika e saj shpesh ishte autobiografike dhe këngët e saj reflektonin jetën e sa. Ndër këngët e saj të njohura janë “La Vie en rose” (1946), “Non, je ne regrette rien” (1960), “Hymne à l’amour” (1949), “Milord” (1959), “La Foule” (1957), “l’Accordéoniste” (1955), dhe “Padam … Padam …” (1951).
Ajo njihej gjerësisht si këngëtare kabareti, porse u bë diva kombëtare e Francës, madje u shënjua edhe si një nga yjet më të mëdhenj ndërkombëtarë. E lindur më 19 dhjetor 1915 dhe e ndarë nga jeta më 10 tetor 1963, Edith Piaf është nga ato artiste për të cilat mund të rrëfesh shumë. Muzika e saj ishte shpesh autobiografike ndërsa e kënduara e saj reflektonte jetën e vet. Ajo këndonte muzikën e saj lirike (chanson) dhe balada, duke pasur në qendër veçanërisht dashurinë, humbjen dhe dorëzimin. Mes këngëve të saj mund të përmendim “La Vie en rose” (1946), “Non, je ne regrette rien” (1960), “Hymne à l’amour” (1949), “Milord” (1959), “La Foule” (1957), “l’Açordéoniste” (1955) dhe “Padam … Padam …” (1951). Pavarësisht disa biografive, shumë nga jeta e Piaf mbetet e zhytur në mister. Ajo u lind si Edith Giovanna Gassion në Belleville, në Paris. Legjenda thotë se ajo lindi në trotuarin e “Rue de Belleville 72”, por certifikata e saj e lindjes thotë “Hopital Tenon”. Ajo u quajt Edith, sipas infermieres britanike të Luftës I Botërore, Edith Cavell, e cila ishte ekzekutuar pasi ndihmoi ushtarët francezë të arratiseshin nga gjermanët. Piaf -zhargon për “harabeli i vogël”, ishte mbiemri që ajo mori 20 vjet më vonë, transmeton Kultplus.
Disa nga thëniet e saj:
“Të kënduarit është mënyrë për t’u arratisur. Është botë tjetër. Kur këndoj nuk jam më në tokë.”
“Nëse Zoti më ka mundësuar të fitoj kaq shumë pare, e ka bërë këtë ngaqë e di se unë i shpërndaj ato.”
“Të këndosh do të thotë të japësh jetë. Kjo është e pamundur të arrihet nëse fjalët e këngës janë mediokre, sado e bukur qoftë muzika.”
“Vdekja është fillimi i diçkaje tjetër.”




















