Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook ka folur për arritjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai në këtë status ia ka kujtuar LDK-së se kush i ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit duke i thënë se shumica e qytetarëve përvec që e kanë dërguar në vendin e parë VV-në, i besojnë këtij subjekti se vetëm ata mund ta ndryshojnë qeverisjen në vend, shkruan InLajmi.
Ai ka bërë një “llogaritje” të vogël nëse vendi shkon në zgjehdje përsëri, I cili ka thënë se LVV do të merte 42.8%, LDK 21.6%, PDK 14% dhe AAK 8.6./InLajmi/