• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Kroacia çmend Serbinë, ia kujton hartën e kufijve pa Kosovën

J G nga J G
20 December 2019
në KRYESORE, Lajme
0 0
0
Kroacia çmend Serbinë, ia kujton hartën e kufijve pa Kosovën
19
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Pas provokimit të fundit të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, dhe të ulëritjes së Aleksandar Vuçiqit për Kosovën, me të vërtetë ka ardhur koha t’ua përkujtojmë fqinjëve tanë disa fakte historike.

Nëse përjashtojmë sundimin e shkurtër dhe të suksesshëm të Car Dushanit, i cili gjatë periudhës së luftës civile në Perandorinë Bizantine shfrytëzoi gjendjen pa pushtet në Ballkan dhe përkohësisht zgjeroi kufijtë e Serbisë, pa e përballur asnjëherë ushtrinë e tij me ndonjë forcë tjetër ushtarake në fushën e luftës, atëherë duhet ta pranojmë se Serbia gjatë historisë ishte një shtetëth i vogël dhe i parëndësishëm, pa asnjë rëndësi në këtë pjesë të Evropës.

Pa Kosovë e Metohi

Po ashtu nuk është e parëndësi të krahasojmë kufijtë e Kroacisë e të Serbisë, në kohën kur realizuan shtetësinë aktuale. Mbretëria e Serbisë është pranuar si shtet pas Kongresit të Berlinit më 1878. Njohja ndërkombëtare u referohej kufijve momentalë të Serbisë që shihen në hartën nga viti 1878.

Siç shihet, në atë hartë nuk është, siç i referohet autori Kosovës, Kosova e Metohia. Po mos të ishte ndërhyrja e Britanisë, Francës e Rusisë më 1913, Kosova do të mbetej me Shqipërinë, në kohën kur ai vend u njoh diplomatikisht.

Por, Shqipëria, e cila shpalli pavarësinë e vet nga Turqia osmane më 1912, konsiderohej kliente e Austro-Hungarisë dhe Italisë, ndërsa fuqitë e tjera të mëdha dëshironin që miqtë e rivalëve të tyre të jenë të vegjël. Britania, Franca dhe Rusia për këtë arsye themeluan Konferencën e Ambasadorëve, e cila më 29 korrik të vitit 1913 pranoi Shqipërinë brenda kufijve të rrudhur.

Kosova dhe një pjesë e Metohisë (bëhet fjalë për Rrafshin e Dukagjinit – sqarim ynë) përfshirë Prizrenin, pavarësisht se shumica e popullsisë ishin shqiptarë, iu dorëzuan Serbisë, mikut të Francës, Rusisë dhe të Anglisë, ndërsa Mali i Zi (miku tjetër i Rusisë) fitoi Pejën dhe Gjakovën. Kësodore vetoja e fuqive të mëdha për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje kombëtare mbolli farën e të gjitha problemeve që u shfaqën ndërkohë.

Mitet serbe

Nuk e di se për çfarë arsyeje të ashtuquajturit atdhetarë druajnë t’i thonë botërisht këto fakte historike. Kosova i takon Serbisë vetëm sipas mitologjisë së tyre (serbe – sqarim ynë). Shikuar historikisht, ajo që njëmend u takon ndodhet brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht nga viti 1878.

Natyrisht, fillimisht Principata e më pastaj Mbretëria e Serbisë kishte nevojë për zgjerim të mëtejshëm prandaj me anë të agresionit, gjenocidit, terrorizmit, por edhe me ndihmën e madhe të fuqive botërore, arriti ekspansion që mund t’i kihet zili.

Kroacia arriti shtetësinë aktuale shumë më vonë, konkretisht më 15 janar të vitit 1992, kur në kufijtë e sotshëm u njoh nga shumica e vendeve të botës. Edhe ne kroatët kemi një histori të gjatë me kufij shumë më të gjerë, por jemi detyruar të pranojmë këto kushte.

Në Bosnjë e Hercegovinë i kemi lënë në mëshirë e pamëshirë qindra mijë kroatë, megjithatë askënd nuk e kërcënojmë me armë. Me përulësi dhe pa kundërshtime kemi pranuar njëfarë realiteti të politikës ndërkombëtare.

Iracionale e imagjinare

Në Serbi nuk kanë këso problemesh, meqë ata gjithmonë janë udhëhequr nga prijës iracionalë. Të tillë duket se i pëlqejnë.

Imagjinariteti është gjë e mrekullueshme në politikë dhe prandaj Serbia ruan vigjilencën dhe në këtë mënyrë vazhdimisht ëndërron.

Por, po të mos ishin kroatët të cilët përgjatë historisë janë drejtuar nga elementë anacionalë, turbullues, tradhtarë dhe budallenj të vërtetë, kjo ëndërr asnjëherë nuk do të realizohej.

Politikanët tanë na futën në Mbretërinë Serbisë, Kroacisë e Sllovenisë e cila u shndërruar në Mbretëri të Jugosllavisë, që në fakt ishte Serbia e Madhe.

Në atë monarki absolute, në të cilën parlamenti kishte ndikim të parëndësishëm, të gjitha detyrat me çfarëdo rëndësie ishin të rezervuara për serbët.

Nga 200 gjeneralët dy ishin kroatë, nga të cilët njëri ndodhej në mision të përhershëm në Shqipëri. Vetëm një diplomat i shquar ka qenë kroat. Në Bosnjë nga 30 gjyqtarët që ishin pensionuar me detyrim, madje 29 ishin kroatë. Mësuesit kroatë me shumicë ishin në Serbinë e Vjetër dhe në Maqedoni, territore të cilat në pikëpamje fetare e kulturore ndryshojnë nga ato kroate.

Ndërsa vogëlushëve kroatë u arrinin mësues serbë. Policia ishte plotësisht serbe dhe e organizuar sipas modelit të policisë cariste ruse. Ajo fuste frikë përmes rrjetit të spiunëve. Mijëra persona ndodheshin në listën e pagave të policisë. Përmes torturimit të të burgosurve, të cilët refuzonin të denonconin miqtë e tyre dhe përmes arbitraritetit dhe vrazhdësisë së sanksioneve administrative, policia mund të gjykonte pa dhënë mundësinë e apelimit në organet gjyqësore.

Për ne kroatët është dëshpëruese fakti se në ato kohë kishte shumë tradhtarë e shërbëtorë të regjimit. Ata njerëz, sikurse edhe sot, shumë të ashtuquajtur majtistë dhe jugonostalgjikë tërhiqeshin me dobi për interes personal.

Po heqim dorë nga historia jonë

Pavarësisht nga e gjitha sa u tha, problem nuk janë serbët, por kroatët të cilët fare lehtë heqin dorë nga historia e vet dhe shteti. Pa këtë pjesë të kombit kroat, imperializmi serb kurrë nuk do të përbënte kërcënim serioz. Kësodore, mbetemi të jetojmë në fqinjësi të përhershme të pasigurisë të drejtuar nga elitat politike të njëjta përherë të pangjyra dhe antipopullore për të cilët Atdheu nuk ka kurrfarë domethënie, shkruan portali kroat Dnevno.hr.

Me këtë vështrim mund t’ua kemi zilinë serbëve meqë ata secilin sundimtar, i cili nuk ushqen mitet mbi Serbinë e Madhe, menjëherë e likuidojnë. Ndër ne situata është krejtësisht ndryshe. Këtu ata që nuk e duan Kroacinë i vrasin ata që për të do të jepnin jetën.

Tags: Car DushaniHartaKosovaKroaciaSerbia
Postimi i mëparshëm

Kuka: Statuja e Majlindes po vjen në Kosovë

Postimi tjetër

Zyra Kombëtare e Auditimit: Ushqimi në tregje s’është mjaftueshëm i sigurt

Të ngjajshme Postime

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike
KRYESORE

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës
Bota

Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

25 September 2025
Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë
Bota

Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë

25 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re
KRYESORE

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai
KRYESORE

Kadrijaj: Presim vendim të qartë nga Kushtetuesja, do ta respektojmë çfarëdo që të jetë ai

25 September 2025
Postimi tjetër
Zyra Kombëtare e Auditimit: Ushqimi në tregje s’është mjaftueshëm i sigurt

Zyra Kombëtare e Auditimit: Ushqimi në tregje s’është mjaftueshëm i sigurt

Lajmet e fundit

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

Fëmija po ju “teston durimin”? Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë t’i përballoni me qetësi disa situata

25 September 2025
Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

Leoni: Do të jap gjithçka nga vetja për t’u rikthyer të luaj në ‘Anfield’-in magjik

25 September 2025
Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

25 September 2025
Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

Aeroplanët luftarakë amerikanë u ngritën urgjentisht për të kapur aeroplanët luftarakë rusë pranë Alaskës

25 September 2025
Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë

Erdogani thotë se është gati të diskutojë për avionët luftarakë të prodhuar në Amerikë

25 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

Rohde: Të merret seriozisht dialogu, Kosova ta formojë qeverinë e re

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu