Shqipërisë iu dorëzua sot Kryesia e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për vitin 2020.
Misioni shqiptar në Vjenë bën të ditur se, “sot në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së u zhvillua ceremonia e dorëzimit të Kryesisë së kësaj organizate”, shkruan Top Channel.
Kryesia e kësaj organizate iu dha ambasadorit të Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare në Vjenë, Igli Hasani.