Në organizim të Shoqatës për Kulturë dhe Art “FIDANI”, sonte në ambientet e Shoqërisë “Agimi” në Prizren, para një numri të madh të aderuesve të librit, u bë promovimi i dy librave me të ri të stilit Haiku, të botuara në gjuhën shqipe dhe angleze, të poetit tashmë tē njohur edhe jashtë vendit, Dr. Prof. Xhemil Bytyqi urolog, shkruan InLajmi.
Sipas folësve në këtë promovim, Kujtim Agalliu redakror, Radije Hoxha poete dhe kritike, Sabri Bresa dhe Jeton Kelmendi, kritik dhe botues, e veçanta e krijimtarisē i Dr. Bytyqit dhe i kĕtyre dy librave të fundit është trevargu shtatəmbēdhjetë rrokësh i Haikut japonez.
Nē kĕtë promovim, u tha se poeti Xhemil Bytyqi, autor i mbi dhjetë titujve me poezi dhe drama, pos që ështĕ pĕrkthyer në disa gjuhë, është bartës i shumē çmimeve me karakter ndërkombëtar, si dhe është prezentuar edhe nē antologjinĕ botërore të poezisë. Osman Goranci /InLajmi/