Përkrahësit e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova kanë reaguar ashpër për vendosjen e fotografisë së kryetarit aktual të partisë, Isa Mustafa në zyret e këtij subjekti.
Një faqe në Facebook e titulluar “Dr. Ibrahim Rugova”, ka postuar një reagim të ashpër lidhur me këtë veprim të Isa Mustafës, shkruan lnLajmi.
Sipas tyre, askush nuk mund të zëvendësojë presidentin Rugova, dhe se një veprim i tillë është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet elektoratit Rugovian.
Ata thonë se aq më e madhe është fyerja kur një gjë e tillë bëhet menjëherë pas zgjedhjeve./InLajmi
Askush nuk mund të zëvendësoi Presidentin Rugova.Largimi i fotos së Presidentit Rugova nga zyret e LDK-së dhë…
Posted by Dr.Ibrahim Rugova – Na Mungon on Wednesday, December 18, 2019