• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Nxënësit e Kamenicës i frigohen mbylljeve të shkollave

J G nga J G
19 December 2019
në Kosovë
0 0
0
Edhe pse i pensionuar, mësimdhënësi vazhdon vullnetarisht mësimin në Prizren
7
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga shtatori i këtij viti, vëllezërit Demolli, Kaoni 8 vjeç dhe Froni 10 vjeç nga fshati Krilevë i komunës së Kamenicës udhëtojnë rreth 20 kilometra për të shkuar në shkollën e tyre të re “Dëshmorët e kombit” në Kamenicë.

Kjo është një reformë e Komunës së Kamenicës për mbylljen e shkollave, të cilat kanë më pak se 20 nxënës në një klasë.

Babai i tyre, Premtoni, thotë se e ka përkrahur reformën e komunës, pasi që, sipas tij, ai ka vërejtur ndryshim të madh për të mirë te fëmijët e tij në lëndë të ndryshme.

“Idenë e kam përkrahur, këtë reformën, sepse këtu kemi mbetur pa nxënës, cilësia e mësimit ishte e dobët shkaku i moskonkurrencës dhe me katër ose tre nxënës nuk besoj që ka cilësi të arsimit. Njeriu mundohet për fëmijët dhe unë kam dashur që t’i dërgoj aty ku është më mirë dhe mendoj që puna më e mirë në Kamenicë që është bërë pas luftës, është kjo. Fëmijët kanë ecur me gjuhën angleze, me art, gjëra që këtu nuk i kanë prekur (mësuar)”, thotë Demolli.

Premtoni thotë se fëmijëve të tij u është dashur të ecin në këmbë rreth 1 kilometër e gjysmë për të arritur në shkollën e mëparshme, e për këtë ai thotë se nuk ndihej i sigurt.

Shkolla e fshatit, në të cilën shkonin të dy vëllezërit Demolli, zyrtarisht është e mbyllur, por mësuesi i kësaj shkolle Osman Ahmeti, i cili ligjëron lëndën e Teknologjisë, është njëri nga pak mësuesit që nuk i bindet vendimit të Komunës së Kamenicës.

Ai vazhdon mësimin me tre nxënës në klasë, ku njëri nga ta është në klasën e pestë, njëri në të gjashtën dhe i treti në të shtatën.

“Këtë vendim ne e kemi pritur me keqardhje, megjithëse fshatit i duhet të ketë kushte të mira, hapje të shkollave dhe ambulancave, e jo mbyllje të shkollave”, thotë Osmani.

Osmani thotë se në klasën e tij janë tre nxënës, të cilët mësojnë me tekste shkollore të vjetra, pasi që komuna nuk u ka dhënë as tekste, e as ditarë, për mbajtje të mësimit.

“Sa i përket teksteve dhe ditarëve, nuk na i kanë sjellë fare. Qysh nga shtatori jemi me këto (skripta) në vend të ditarit, këto skripta i kemi fotokopjuar nga ditari i vitit të kaluar dhe me tekste të vjetra punojmë, ashtu çka kemi mundësi. Tekstet po shkojnë në Kamenicë, i ka mbuluar pluhuri dhe nuk duan të na i dorëzojnë tekstet gjoja se ne nuk po shkojmë në Kamenicë. Ku të shkojmë në Kamenicë dhe ta braktisim fshatin?”, thotë Osmani.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, thotë se këtë vendim e kanë marrë pasi që në raportin e fundit që kjo komunë ka pranuar, shihet rënie drastike e numrit të nxënësve nëpër shkolla të fshatrave të Kamenicës.

Ai është akuzuar edhe nga partitë opozitare në këtë komunë, disa prindër dhe mësues se mbyllja e shkollave ka qenë e panevojshme dhe e ngutshme.

“Kemi punuar për 1 vit, kemi diskutuar me të gjithë, e kemi kuptuar që në më shumë se gjysmën e shkollave në komunën e Kamenicës, veç në vitin e parë janë më pak se pesë nxënës për klasë. Rrjedhimisht, ne i kemi disa shkolla ku është numri shumë i vogël i nxënësve”.

“Kur e kemi shikuar gjatë viteve, rënia e numrit të nxënësve është 44 për qind dhe aktualisht, në Kosovë, ligjërisht e kemi obligim ku një mësimdhënës duhet të jetë për 20 nxënës në klasë, ndërsa ne e kemi raportin që (në Kamenicë është) 1 mësimdhënës me 6 (nxënës). Ne nuk jemi duke bërë diçka të jashtëzakonshme, jemi duke bërë atë që e kemi obligim të jenë 20 nxënës për klasë, jo më shumë”, thotë Kastrati.

Kryetari Kastrati thotë se komuna ka hasur në sfida të ndryshme pas marrjes së këtij vendimi, kështu duke u kundërshtuar nga disa mësimdhënës e prindër, por që, sipas tij, edhe për këtë problem atyre u është ofruar zgjidhje.

“E kemi bërë një zgjidhje, do të thotë, shumë në favor të tyre sa që kemi arritur në përfundim që asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë. Do të thotë, asnjë mësimdhënës. Gjatë ri-sistemimit do të ketë prej tyre që mund të konsiderohen edhe si tepricë teknologjike, por për të cilët ne kemi ofruar pagë deri në 10 vjet nëse komuna nuk e angazhon diçka tjetër”, shprehet kryetari Kastrati.

Kastrati thotë se komuna është duke paguar transportin e fëmijëve, të cilët kanë mbetur pa shkollë në fshatrat e tyre.

Komuna e Kamenicës është e para që ka marrë vendimin për t’i mbyllur disa shkolla që kanë pak fëmijë. Njohësi i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja nga Instituti për Studime të Arsimit “EdGuard”, ka thënë se ky vendim ishte i ngutshëm për shkak të mospërfshirjes së Ministrisë së Arsimit (MASHT) dhe këshillave të prindërve dhe mësimdhënësve.

“Ne e kemi kundërshtuar iniciativën e Komunës së Kamenicës për mbyllje të shkollave, jo si të padukur, por për shkak që është e ngutshme dhe e panevojshme për t’u zbatuar nga një institucion lokal. Ne vlerësojmë që për iniciativa të tilla për probleme që prekin edhe komuna të tjera dhe që shkon përtej nivelit lokal, është e domosdoshme që të përfshihet në veçanti institucioni i MASHT-it. Pra, si politikë- bërës dhe institucion, i cili do të mund të korrigjonte problemin në fjalë”, vlerëson Qehaja, shkruan REL.

Në Komunën e Kamenicës, janë mbyllur 5 shkolla dhe planifikohet që të mbyllen edhe 14 të tjera.

 

Tags: KamenicëMbylljaShkolla
Postimi i mëparshëm

I drejt apo jo vendimi i Kosovës për refuzimin e Mini-Shengenit, kështu e vlerësojnë ‘analistët’

Postimi tjetër

QKMF-ja e Suharekës e rrethuar me mbeturina

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
QKMF-ja e Suharekës e rrethuar me mbeturina

QKMF-ja e Suharekës e rrethuar me mbeturina

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu