Zyrtarët nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kanë bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e librave dhe materialeve tjera për mësimin plotësues në diasporë.
Sipas njoftimit nga MASHT thuhet se pas pranimit të librave dhe materialeve tjera përcjellëse nga për mësimin plotësues në diasporë, ka filluar shpërndarja e tyre bazuar në kërkesat e pranuara nga mësimdhënësit e diasporës në MDIS, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se librat e niveleve I, II dhe III mund t‘i gjeni në Ambasadat e Republikës së Kosovës si SHBA, Londër, Gjermani, Austri dhe Kroaci, ndërsa në fillim vitit – janar 2020, ato mund t‘i gjeni edhe në Itali, Slloveni dhe Zvicër.