Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë, shkruan InLajmi.
Kollcaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook tha se mos zbatim i vullnetit qytetar do të thotë:
Zgjedhje!
Postimi i plotë i saj:
Nuk ka pengesa për zbatim të vullnetit qytetar, konstituim të Kuvendit dhe formim të Qeverisë.
Çfarë po presim?
Mos thuaj Presidentin, atë që vetë e zgjodhët dhe e mandatuat për pesë vite, e i cili pavarësisht gjithash ende nuk është i gatshëm të japë dorëheqje (apo deri në shkarkim).
P.s
Mos zbatim i vullnetit qytetar do të thotë:
Zgjedhje!/InLajmi