Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë është gjetur një person pa shenja jete.
Sipas Policisë, personi është gjetur rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graçanicë-Gjilan, në pyll.
“Mund të ju konfirmoj që me datë 18.12.2019, rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graqanicë- Gjilan, në pyll është gjetur një person, vdekja e të cilit është konfirmuar nga ekipi i ambulancës”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Telegrafin.
Siç ka thënë tutje Hoxha, njësitet policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar dhe sqaruar rrethanat e këtij rasti.