Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Isa Mustafa u deklarua mbrëmë para mediave.
Ndër të tjerash Mustafa deklaroi se sot do të zhvillojë takim me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.
Ka pak minuta që raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës ka arritur në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku edhe do të zhvillojë takimin liderin e LDK-së, Isa Mustafa, raporton Indeksonline.
Gjithashtu pritet që Beyer sot të takojë edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku do të diskutojë për mundësinë e arritjes së koalicionit qeverisës.