• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

A ka diskriminim në paga në mes grave dhe burrave?

J G nga J G
19 December 2019
në Kosovë, Lajme
0 0
0
A ka diskriminim në paga në mes grave dhe burrave?
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Tringa Arifi, rreth 24 vjeç nga Prishtina është e papunë. Ajo është në përfundim të studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Tringa thotë se ka aplikuar në shumë konkurse për punësim si në institucione publike ashtu edhe në sektorin privat, por që deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm pune.

Ajo tregon për Radion Evropa e Lirë se paralelisht me studimet, për një vit e gjysmë ka punuar në profesionin e saj, në sektorin privat, por, siç thotë ajo, pa ndonjë arsye është larguar nga vendi i punës.

“Kam aplikuar në shumë konkurse të shpallura, mirëpo nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Në dy-tri konkurse ku kam aplikuar kam kuptuar se janë pranuar burrat. Unë kam dëshirë të punësohen në profesionin tim, mirëpo shpesh në këtë drejtim penalizohem”, thotë Tringa.

“Nganjëherë mendoj se nuk pranohem për shkak se jam grua”, thotë ajo.

Tringa është një nga shumë gratë tjera të papunë. Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, shkalla e punësimit sipas gjinive është 14.1 për qind te femrat dhe 49 për qind te meshkujt.

Ndërsa papunësia është shumë më e lartë te gjinia femërore, bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gratë, ndonëse në përqindje më pak të punësuara, paguhen më mirë sesa burrat.

Në anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e tretë të këtij viti, publikuar të martën nga Agjencia e Statistikave të Kosovës thuhet se “pagat neto të shumicës së punonjësve janë midis 400 deri 500 euro në muaj dhe janë vërejtur dallime gjinore me 5.4 për qind paga më e lartë te femrat sesa te meshkujt”.

Lidhur më këtë përqindje, Bujar Harizi nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në një përgjigjeje për Radion Evropa e Lirë, thotë se “kjo mesatare përfshinë të gjithë punonjësit (ato ose ata të cilët janë të punësuar te një punëdhënës) pa marrë parasysh te cili sektor – privat apo publik dhe llogaritet në numrin total të të punësuarve femra dhe meshkuj”.

Por, nisur nga fakti se punësimi i grave është shumë më i ulët, nga përfaqësuesit e shoqërisë civile ngrihen dyshime te të dhënat e ASK-së se gratë paguhen më shumë se burrat.

Një hulumtim i Rrjetit i Gupeve të Grave të Kosovës, të publikuar nga mesi i këtij viti, ka konstatuar se në Kosovë, në fakt burrat kanë mesatarisht pagë më të lartë sesa gratë.

Adelina Tërshani, nga ky Rrjet, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se të dhënat e raportit tregojnë se në këtë kuadër ka diskriminim mbi baza gjinore kundër grave.

“Në Kosovë burrat kanë mesatarisht pagë më të lartë se sa gratë. Përqindja e burrave që kanë pagën mbi 500 euro është më e lartë krahasuar me përqindjen e grave që kanë pagën mbi 500 euro. Ndërsa kemi përqindjen më të lartë të grave që e kanë pagën më pak se 300 euro”, tha Tërshani.

Edhe Luljeta Demolli, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën për Hulumtime dhe Studime Gjinore, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se hendeku i pagave gjinore ekziston sidomos në sektorin privat. Kurse në sektorin publik, sipas saj, në shumicën e rasteve burrat marrin paga më të mëdha, pasi ata zakonisht janë në pozita më të larta.

“Nëse marrin sektorin privat, konkretisht sektorin e bankave, që janë të rregulluara në bazë të Ligjit të Punës, një menaxher me një menaxhere, kanë dallim në paga. Disa hulumtime të realizuara tregojnë se për disa profesione të burrave pagat janë më të larta. Përveç menaxherëve, është edhe profesioni i inxhinierisë, teknologjisë informative e të tjera. Kurse në sektorin publik, koeficienti për pagat e burrave është më i lartë për shkak se në shumicën e rasteve ata zgjidhen për avancime profesionale”, tha Demolli.

Ndryshe një një raport të Agjencisë Federale Amerikane, MCC (Millennium Challenge Corporation), të publikuar në vitin 2017, thuhet se paga mesatare në Kosovë ishte 340 euro në muaj. Burrat, sipas këtij raporti, kanë fituar 64 euro më shumë në muaj, apo 20 për qind më shumë sesa gratë.

Edhe në një raport të Bankës Botërore thuhet se “femrat marrin paga më të ulëta, mesatarisht, në secilin nivel të arsimit dhe në secilën industri. Vlerësimet e regresioneve nxjerrin në pah se kur të llogariten dallimet në arsim dhe ato regjionale, ekziston një boshllëk në paga prej 11 për qind mes meshkujve dhe femrave”, thuhet në raport.

Këto shifra, sipas organizatave joqeveritare, janë shqetësuese, pasi sipas dispozitave ligjore në Ligjin e Punës dhe në Ligjin për Barazi Gjinore në Kosovë, punëdhënësit duhet të sigurojnë pagesë të barabartë për punë të barabartë pavarësisht gjinisë së punëtori.

Së fundi, është publikuar edhe një raport i ri i Forumit Ekonomik Botëror, ku Kosova nuk është pjesë e tij, por marrë parasysh gjendjen globale, aty thuhet se do të duhen edhe 99.5 vjet që gratë të jenë në pozitë të barabartë me burrat.

Tags: AnketaBurraDiskriminimGraPagaPunaStudimeTringa Arifi
Postimi i mëparshëm

Nutricionisti më i mirë në botë tregon se pija e përditshme po na çon drejt vdekjes

Postimi tjetër

E çuditshme, gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një foto

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës
Bota

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së
Rajon

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Kosovë

Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus

25 July 2025
Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale
Politikë

Ferat Shala: Albin Kurti është i interesuar që vendi mos të ketë institucione funksionale

25 July 2025
Postimi tjetër
E çuditshme, gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një foto

E çuditshme, gjyshërit e Rita Orës dhe Dua Lipës bashkë në një foto

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu