Për të ndihmuar të prekurit nga termeti në Shqipëri, u mobilizuan të gjithë shqipëtaret nga e gjithë bota, por me këtë rast shpirt solidar dhe një mobilizim treguan edhe yjet e estradës shipëtare, ndër ta ishte edhe reperi i njohur shqipëtar Stresi, i cili për herë të parë për InLajmi, tregoj parregullësit që kishin ndodhur gjatë shpërndarjes së ndihmave, ai thotë se ishte dëshmitar edhe vetë për vjedhjen e ndihmave që u bë haptazi, shkruan InLajmi.
“Shumë ndihma u dërguan drejt Shqipërisë por asnjëherë deri sa po flasim bashk nuk shkuan shtëpi për shtëpi por ato u vodhën haptazi , ndaj unë isha dëshmitar okular i kësaj ngjarje dhe bashk me shoket e mi morrem një nisëm që mos t’i lejonim këto padrejtësi dhe bëm appel që ndihmat të na i dergonin neve dhe ne jua derguan shtepi për shtëpi.

Stresi tregon se ai me shok kishte marrë përsipër t;i dërgoj banorëve të prekur nga tërmeti ndihmat shtëpi për shtëpi.
“Aq raste sa kemi marrë ne përsipër dhe banorët kur na shihnin ne ju dukeshim të huaj si në kohët e luftës, imagjinoni sa shumë i kishin lënë pas dore, ne ju kemi mundësuar të gjitha nevojat qe kishin ato familjare për dy javë rreshtë” shtoi ai.
Reperi i njohur e përfundon këtë rrëfim eksluziv për InLajmi duke thënë se “është diçka shumë personale që vetëm zoti dhe unë jemi deshmitar , kam dhuruar gjakun tim, kam dhuruar shpirtin, për dy jave kam dhuruar pastertinë time, kam dhuruar lumturi dhe qetesi në çdo shtëpi të prekur nga termeti, dhurova dhe veten time për kombin tim në raste nevojash” . Sajmir Morina/InLajmi/





















