Derisa jemi në vigjilje të festive të fundvitit, shumë qytete në botë tashmë kanë marrë pamje festive.
Edhe Komuna e Kamenicës i ka dhënë rëndësi dekorimit të qytetit të tyre të vogël. Madje, të dielën u hapen shtëpizat dimërore që ofrojnë pije dhe ushqim të nxehtë.
Përmes disa imazheve të publikuara në Facebook, kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, sjellë pak nga atmosfera në këtë shesh.
“Atmosferë festive edhe në Kamenicën e bukur. Nuk ndjehet as i ftohti kur ke aq shumë ngrohtësi përreth”, ka shkruar ai, shkruan Indeksonline.
Ndërsa në faqen zyrtare të kësaj komune është bërë e ditur se sa ka kushtuar ndriçimi dhe dekori i qytetit, ku vlera e kontratës është 9 mijë euro.