Ryan Kaji, një 8 vjeçar nga Teksasi është më i paguari nga Youtube ku vetëm gjatë një viti ka fituar rreth 20 milionë euro.
Revista amerikane e biznesit ‘Forbes’ vëzhgoi se sa para kanë bërë të ashtuquajturit influencues nga platforma e ndarjes së videove në Youtube deri në qershor të 2019.
Ryan Kaji që ka 22 milionë abonues në kanalin e tij ka fituar hiç më pak se 19.8 milionë euro vetëm gjatë vitit të fundit dhe është ylli më i paguar nga Youtube.
Kanali i tij në Youtube u nis kur ai ishte vetëm 3 vjeçar ku bënte eksperimente me lodrat e tij.
Forbes bën të ditur se djaloshi 8 vjeçar ka shpërndarë edhe përtej YouTube me një linjë prej më shumë se 100 lodrash dhe sendesh veshjesh – dhe ai gjithashtu ka një shfaqje në Nickelodeon dhe një marrëveshje me rrjetin televiziv amerikan Hulu.
Kjo është lista nga Forbes me 10 personat që përiftojnë më së shumti para nga Youtube: [Shifrat e parave janë me dollarë], shkruan Reporteri.
1 Ryan Kaji $26m
2 Dude Perfect $20m
3 Nastya $18m
4 Rhett and Link $17.5m
5 Jeffree Star $17m
6 Preston Arsement $14m
7 PewDiePie $13m
8 Markiplier $13m
9 Daniel Middleton $12m
10 Evan Fong $11.5m.