Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Fetah Rudi, ka thënë në emisionin Pressing se ai u sulmua pas lufte për shkak se ishte njeri i besuar i Ibrahim Rugovës.
“Unë u sulmova pasi isha njeri i afërt me institucionin e presidentit të vendit. Doktorit, Ibrahim Rugova”, ka thënë Rudi.
Pastaj Rudi, i cili mori besimin e qytetarëve për të qenë deputet i Kosovës, tregoi se çfarë roli kishte para luftës, shkruan Bota sot.
“Unë isha kryetar i të rinjve në Malishevë. Isha njeri me autoritet. Sulmi ndaj meje ndodhi për arsye politike”.