Organizata “Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes” sot hap ekspozitën “Fara e kujtesës”.
Ekspozita “Fara e kujtesës” është një eksplorim reflektues i të kaluarës së dhunshme të luftës në Kosovë, i ndërmarrë nga qytetarët prej tërë Kosovës, të cilët gjatë këtij viti morën pjesë në ciklin e trajnimeve për “Ballafaqim me të kaluarën”, të organizuar nga OJQ “Aksioni Kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes”, transmeton telegrafi.
Punimet e paraqitura janë rezultat i punës së pjesëmarrësve, të cilët, bashkërisht, u përpoqën që nëpërmjet kujtimeve të tyre të dhimbshme të së kaluarës, njëherazi të arrijnë edhe një të ardhme të formësuar nga empatia dhe vizioni i përbashkët i paqes.