Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka kujtuar dy nga dëshmorët më të rinjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haradinaj tha se ata ranë që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë në liri.
Postimi i plotë:
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mblodhi në gjirin e saj edhe luftëtarë shumë të rinj, por të vendosur për lirinë e vendit.
Valon Malaj e Domenik Përgegaj, trimat 16 dhe 17 vjeçar nga Gjakova, fituan përjetësinë në Gllogjan, 21 vite më parë.
Ata ranë, që bashkëmoshatarët e tyre sot të jetojnë të lirë./InLajmi