Duke e ripostuar një status në Facebook të Komisioneres për të Drejtat e Njeriut në Këshillin Europian, Dunja Mijatoviq, presidenti shqiptar Ilir Meta ka reaguar përsëri për paketën anti-shpifje që pritet të votohet këtë javë në Parlament.
https://www.facebook.com/CommissionerHR/posts/1417081945134378?__xts__[0]=68.ARD0sjq0HWwVNvLqhYGvG6qmsXB_rBELcrltX7WrQ714TqNHg1vHa1cc5YJhwAHpPeJc3mzcDL7wZ-CQ4dfJw6SF6p0vUzco-THnzgfUApwydyeN4Ks0GM_CCQtQUt3K-_wCzyICDfHBQqDO77clEAmVlXPXoa_PHrldVxR5ruPfeP7UrZgpru0EQSRK4Mrw8sfcQ67m1GBZm_uYZFG6RCbF5fa5pRx96CZiyuuBDFeRBUTbFHJzOrUIDyOPdUpX53R-w0DLFa-7wwHMK6WqVa6pJLTE9xA0S7zPvd-d6qL0CRse_tUgpWg_Fv_pIFlFyzFykOsrcaZlPesrWGWhvg&__tn__=-R
“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur!”, ka shkruar ai.
Një ditë më parë, paketa kaloi në Komsionin e Ligjeve. Edhe pse deputetët i kishin sjellë amendamentet të cilat bazoheshin në rekomandimet e OSBE-së apo dhe shqetësimet e gazetarëve, pjesa më e madhe e tyre nuk u miratua duke lënë në fuqi në pjesën më të madhe variantin e qeverisë.