Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se sot është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ku kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm e në vecanti angazhimin e përbashkët për Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren, shkruan InLajmi.
Ai tutje ka thënë se janë dakorduar që të fuqizojnë punën në mënyrë që të bëjnë hapjen e vendeve të reja të punës.
“U dakorduam që të fuqizojmë punën tonë, për ta jetësuar projektin më të rëndësishëm bilateral ITP-në, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Krahas kësaj, biseduam edhe për projekte të tjera të rëndësishme mes dyja vendeve dhe përkrahjen e palëkundur të Gjermanisë në temat e rëndësishme për vendin”, shkruan Haradinaj./InLajmi/