Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një konference për media ka treguar se nuk ka marrë asnjë ftesë për takimin e që liderët e tri shteteve mes Rama-Vuçiq-Zaev që do të takohen në Tiranë me 20 e 21 dhjetor, shkruan InLajmi.
Ai ka thënë se nuk ka marrë ftesë nga askush, dhe se sipas tij duhet të pyetet tjetër kush për këtë gjë.
Haradinaj ka folur edhe për qeverinë Kurtin ku ka thënë se ajo qeveri do të jetë e dobët, i pyetur nëse do të kishte pranuar të takohej me Kurtin nëse do të merrte ftesë ai ka thënë se do të kishte pranuar, por se nuk e sheh veten në qeverinë e Kurtit.
“Gjithmonë kam thënë se kam dyshime menagjeriale në Kurtin, unë pres që qeveria e Kurtit do të jetë shumë e dobët, mirëpo është shumë ma keq mos me u kriju qeveria.
“Është mire sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesa në krijimin e institucioneve nga fituesit është menjëherë minus për ta. Ata që kanë premtuar se do ta ndalojnë zhvatjen e shtetit kanë mundur me qenë sot ne qeveri”, ka thënë Haradinaj./InLajmi/