Komedi “GRATË DHE NAPOLONI”, e autorit Osman Goranci, fiton Çmimin e parë në konkursin e Drames Origjinale Shqipe, “Katarina Josipi” për vitin 2019
Çmimi i dytë, iu nda dramës, “Lufta e gruas”, i autorit Ibush Arifi. Ndërsa çmimi i tretë iu nda dramës, “Sose”, autori ende nuk është identifikuar, shkruan InLajmi.
Departamenti i Kulturës pranë MKRS-së, bazuar nē Vendimin 4807/19, të datës 13.11.2019 tē Jurisē Profesionale për vlerësimin e dramave, sipas shifrave të aplikimit, sot e bëri shpalljen e laureatëve, të Çmimeve për Konkursin e Drames Origjinale Shqipe, “Katarina Josipi” për vitin 2019./InLajmi/