Një specie e lashtë krokodili që peshonte deri në tre ton dhe ishte i gjatë sa një autobus kishte një kockë shtesë të ijëve dhe supet e ngritura, thonë studiuesit.
Dallimet në trupin e tij në krahasim me krokodilët modernë e lejuan atë të lëvizë ‘pjesën më të madhe’ të saj në habitatet e lumenjve dhe kënetave, si dhe nëpër tokë, zbuluan ekspertët.
Një ekip ndërkombëtar, i udhëhequr nga paleologët në Cyrih, kanë ekzaminuar të dhënat e fosileve të specieve të hershme gjigande të krokodilëve për të zbuluar se si lëviznin ata.
Purussaurus mirandai ishte një sa një elefant aziatik në peshore dhe ishte i gjatë tetë metra, sipas John Hutchinson nga Kolegji Mbretëror Veterinar, shkruan Periskopi.
Llojet që u studiuan jetuan gjashtë milionë vjet më parë në Venezuelën e sotme dhe ishte një nga anëtarët më të mëdhenj të grupit të krokodilëve.