E ardhmja e Mauro Icardit duket në pikëpyetje të plotë, me argjentinasin që për momentin është i huazuar te PSG deri në fund të sezonit. Aventura në Francë po ecën mjaft mirë për ish-kapitenin e Interit, megjithatë deklaratat e fundit të agjentes dhe bashkëshortes së tij i bëjnë lëmsh të gjithë.
Wanda Nara ka folur në një emision televiziv në Itali dhe është shprehur se Icardi është ende lojtar i Interit, pasi ka kontratë me ta dhe e ardhmja e bashkëshortit të saj është në ajër për momentin, shkruan bota sot.
“Unë jetoj në Milano akoma. Të shohim se kush do të jetë më e mira për karrierën e Mauros. Nuk i dihet se ku mund të na çojë fati në fund të sezonit. Normalisht që u zhgënjyem për largimin nga Interi, sepse djali im është tifoz me Interin dhe ka qarë shumë herë për këtë gjë. Gjithsesi, jemi ende të Interit dhe Mauro ka një kontratë me zikaltrit”, përfundon Wanda.