Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka shkruar një shkrim në llogarinë e tij në Facebook rreth koalicionit me Vetëvendosjen, shkruan InLajmi.
Sipas tij, VV nuk duhet të ndikohet nga të tjerët, konkretisht urrejtjës patologjik të LDK-së.
“Hajdeni shkruani marrëveshjen për qeverinë që qytetari ia ka besuar VV-së për ta udhëhequr. Ne besojmë nuk tradhtojmë, prandaj duam partneritet i bazuar në mirëbesim. Neve na kanë tradhtuar në partneritete, dikur edhe na kanë vrarë pikë të ditës aktivistët por s’jemi ndalur për të punuar për të mirën e përbashkët”, është shprehur ai.
Më tej, Avdyli ka apeluar se LDK e VV duhet të marrë përgjegjësinë e të udhëheqni shtetin. “Këtë përgjegjësi për ta udhëhequr qeverinë ( shtetin) nuk mund të behet me 29 deputetë prandaj ne po duam ti bashkojmë votat e besimin por edhe dijen e energjinë me ju për të kthyer shpresën këtij vendi të cfilitur nga bandat”, është shprehur ai./InLajmi
Postimi i plotë i tij:

https://www.facebook.com/haxhi.avdyli.5/posts/10217863949848034