Të shtëna me armë zjarri pati orë më parë në Veternik, ku i plagosur dyshohet se mbeti këshilltari i liderit të Nismës, Fatmir Limaj, Luan Maloku.
Maloku u plagosur para shtëpisë së tij dhe të dyshuar për këtë rast janë dy persona.
Por tashmë Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit, raporton Indeksonline.
“Lidhur me rastin e plagosjes, Policia ka arrestuar një person të dyshuar. Po ashtu është konfiskuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë”, konfirmuan nga Policia.