Gjatë ditës së hënë në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë së hënës në vendin tonë kanë ndodhur 43 aksidente në komunikacion, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit, 17 prej tyre kanë qenë aksidente trafiku me të lënduar, ndërkaq 26 aksidente kanë qenë me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Trafikut ka shqiptuar 1181 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme./InLajmi