Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jetë në vizitë zyrtare dy ditore (20-21) në Shqipëri.
Presidenca serbe ka bërë të ditur se Vuçiq do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë, shkruan Top Chanel.
Kjo është hera e dytë brenda një viti që Vuçiq vjen në Tiranë, pas pjesëmarrjes në samitin e Brdo-Brijunit, më 27 prill, të organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.