Skivi, Doksi dhe Floriani kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor, Gazeta InLajmi ka kuptuar që kënga do të titullohet “Dredha” dhe vjen e realizuar edhe me videoklip. Kënga vetëm se është realizuar ku vjen në versionin e projekteve muzikore që dikur i bënte grupi Skillz, pjesë e së cilit ishin Ledri dhe Visari. Doksi në njëfarë forme ‘zëvendëson’ Ledrin në këtë këngë për beatin e së cilës është kujdesur Dj. Trendy, shkruan InLajmi.
Kujtojmë, se InLajmi merr vesh se Skivi është duke bërë një Label i ashtuqujtuar “Ozone” i cili do të jetë shumë i madh ku për momenti në këtë Label janë duke punuar edhe reperi Doksi, sipas gjitha gjasave ky artist i ri do ta pushtoj skenën me shumë hite që sipas tij do ti sjellin shumë shpejtë. Ndryshe kënga “Dredha “do te pubilokohet ditën e premten në ora 15:00. Sajmir Morina /InLajmi