Trendi i blerjeve të produkteve në formë online, çdo ditë e më shumë po përdoret nga njerëzit.
Por, tek kosovarët ky trend nuk po pëlqehet edhe aq.
Sipas anketës së ‘ASK’, 59.1% e qytetarëve të Kosovës nuk kanë blerë ose porositur produkte në formë online.
Vetëm 22.7% e qytetarëve kanë blerë online në tre muajt e fundit, transmeton Periskopi.
Platformat më të përdorura për të blerë online janë ‘Ali Express’ dhe ‘Amazon’.