Milan nuk po heq dorë nga mbrojtësi i Barcelonës, Jean Clair Todibo.
Sipas Sky Sport Italia, ekipi italian do të bëjë presion për mbrojtësin në janar – pasi kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e tij në takimin ndaj Interit.
Oferta e parë e Milanit ishte me vlerë rreth tetë milion euro, ndërsa Barcelona kërkon rreth 12 milion me një mundësi për të blerë përsëri mbrojtësin në të ardhmen.
Milan nuk pritet të lë pas dore këtë mundësi dhe në janar pritet t’i trokasë në derë sërish Barcelonës, shkruan RTK.
Që nga viti 2019, Todibo ka bërë pesë paraqitje zyrtare, dy në ligë sezonin e kaluar, dy më këtë sezon dhe një në Champions League, javën e kaluar kundër Interit.