Ministri në detyrë i Mbrojtjes dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi përmes një komunikate për media ka treguar se ka kërkuar nga kryetarët e komunave të Kosovës të ndalohet ndezja e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festive të fund vitit, shkruan InLajmi.
Kjo kërkes është bërë në mënyrë që të mbrohet ajri dhe ndotja e mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.
“Më qëllim të mbrojtjes së ajrit nga ndotja dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetarëve të komunave të Republikës së Kosovës, kam kërkuar ndalimin e ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit, në hapësira publike dhe zona të banuara.
Kjo kërkesë vjen për shkak të ndotjes së ajrit dhe pasojave që mjetet piroteknike shkaktojnë në shëndetin e njeriut dhe në mjedis”, shkruan Matoshi.